Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • 13 June 2019 - 07:59
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Riccardo Serri do të marr pjesë në lansimin e konferencës “Konkurrenca është e mirë, me rregullim është më mirë”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Presidenti Hashim Thaçi u drejtohet ushtarëve në kazermën “Adem Jashari”, ku për nder të 20 vjetorit të çlirimit do të parakalojnë njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ora 11:00) 

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00) 

Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, 11:00)

Fillimi i punimeve në asfaltimin e rrugës “Fitim Domi” në paralagjen Dardania. (Gjakovë, ora 11:00)

Sot përurohet libri “Lindja e një demokracie: Hashim Thaçi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogadani”, ora 12:00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në inaugurimin e Fushës Sintetike të Futbollit në Shkugëz. (Shkugëz, ora 16:00)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli takon strukturat e reja të Degës së PDK-së në Ferizaj. (Restorant “Redoni”, Ferizaj, ora 17:00)

Kosovo 2.0 prezanton instalacionin “Reclamation”. (Tek New Born, ora 18:00) 
Mbahet koncerti i Ansamblit Muzikor të Qytetit. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 18:30)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli takon strukturat e reja të Degës së PDK-së në Prishtinë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ndahen mirënjohje “Nderi i Gjakovës” për 180 personalitete. (Restaurant “Xeni Imperial”, Gjakovë, ora 20:00) 

(Kosova Sot Online)