Plagët e luftës janë ende të hapura, imazhet e fotografit britanik që tregojnë krimet e Serbisë

  • 13 June 2019 - 08:08
Plagët e luftës janë ende të hapura, imazhet e fotografit britanik që tregojnë krimet e Serbisë

Dje në Kosovë u festua 20 vjetori i çlirimit të vendit tonë nga armiku serb.

Ndonëse dy dekada kanë kaluar nga lufta, kujtimet, përjetimet, dhimbjet dhe plagët vazhdojnë të jenë të hapura.

Shumë familje mbeten pa zot shtëpie, shumë fëmijë pa prindër e shumë të tjerë ende jetojnë pa ditur për fatin e më të dashurve të tyre.

Lufta e Kosovës bëri që të gjithë të drejtojnë sytë nga terrori serb që bëri, duke shkatërruar në çdo mënyrë vendin dhe popullin tonë.

Ajo që do të mbetet përherë për të dëshmuar këtë terror janë pikërisht imazhet që janë arkivava kudo në botë.

Edhe fotografi britanik Gary Knight, i cili ka bërë edhe serinë e albumit të tij të realizuar në vitin 1999 në Kosovë të cilin e ka titulluar “Krimet e Luftës në Kosovë”, kthen në kujtesë atë në të cilë kosovarët kanë kaluar.

Imazhet e artistit britanik janë të realizuara bardhë dhe zi, ngjyra këto pa jetë, por që flasin shumë.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot  Online)