Zbulohet pse njerëzit e lashtë flisnin me të vdekurit: Ata merrnin ‘bari’ dhe bëheshin ‘gips’

  • 13 June 2019 - 10:41
Zbulohet pse njerëzit e lashtë flisnin me të vdekurit: Ata merrnin ‘bari’ dhe bëheshin ‘gips’

Njerëzit pinin ‘bari’ që të bëheshin ‘gips’ 2500 vjet më parë

Njerëzit pinin ose tymosnin kanabis 2500 vjet më parë, është zbuluar së fundi pas një gërmimi në disa varre antike kineze.

Shkencëtarët gjetën gjurmë të tetrahydrocannabinolit [THC] – kemikati psikoaktiv në marihuanë – mes pipëzave të temjanit në varrezën e Jirzankalit diku afër Himalajave

Kjo i kishte bërë ‘gips’ vajtuesit apo kukatësit gjatë riteve të funeraleve dhe përdoruesit mund të kenë menduar se po i ndihmonte që të komunikonin me të vdekurit.

Këto janë provat e para që njerëzit kishin përdorur marihuanë rekreacionalisht, sipas gazetës shkencore Science Advances.

Bimët e kanabisit janë kultivuar në Azinë lindore për 4 mijë vjet por me qëllimin që të përdoreshin në farat e vajit.

(Kosova Sot Online)