Vjen goditja për Ramush Haradinajn: Ja pse duhet të kërkojë falje për...

  • 13 June 2019 - 11:28
Vjen goditja për Ramush Haradinajn: Ja pse duhet të kërkojë falje për...

Kur kanë kaluar dy vite që nga miratimi i demarkacionit mes Kosovës dhe Malit te Zi, njohësit e zhvillimeve politike në vend vazhdojnë t’ia kujtojnë Ramush Hardinajt zotimin e tij se kur erdhi në pozitën e kryeministrit, se pas votimit në Kuvend shumë shpejtë do të ndodhë edhe rishikimi i gabimeve që janë bërë me atë demarkim, ku sipas analistëve, Kosova humbi mbi 8000 hektar toke.

Analisti politik, Ragip Guraziu, tha për “Kosova Sot Online” se gjithçka ishte një skenar mashtrimi nga Haradinaj.

“Koha po kalon dhe po shihet që Kosova mbeti me gishta në gojë sepse as që do të ketë ndonjëherë korrigjim të gabimit historike që e bëri Kosova. Pra koha po e zbulon se premtimi për rishikimin e vijës kufitare është gënjeshtër dhe mashtrim”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”. 

Image
Ragip Guraziu

“Kryeministri të cilit duhet t’ia kujtojmë zotimet që i ka dhënë “Më kujtohet shumë mirë kur Haradinaj pato thanë: “Unë jam nga Gllogjani, dhe Deçani një pjesë të territorit të vet e ka në kufirin me Malin e Zi, si dhe Juniku, Peja dhe me m`thënë mua se nuk po hupim asnjë metër është pak e rëndë”, citon Guraziu deklaratën e Haradinajt.

Më tej, ai thotë se kryeministri duhet t’i kërkojë falje për fyerjet që ka ja bërë Murat Mehës në cilësinë e kryetarit të dikurshëm të komisionit për demrakim të kufirit. 

“Mos të harromë por le ti kujtojmë kryeministrit Haradinaj se si u soll aso kohe, kur ishte në opozitë, me kryetarin e komisionit Murat Mehën. Për shkak të mos pajtimit më punën që ai komision kishte bërë, dhe humbjen më shumë se 8000 hektar tokë të Kosovës, kryeministri e pat quajtur Murat Mehen kriminel dhe të korruptuar, dhe pat deklaruar se “nuk e njeh kufirin me Malin e Z”. Mirëpo të gjitha këto tani po na dalin mashtrime, gënjeshtra dhe krejtësisht luftë për pushtet, kurse korrigjimi i demarkacionit të kufirit me malin e zi si kërkesë nuk po përmendet asnjëherë nga kryeministri Haradinaj”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Ragip Guraziu.

(Kosova Sot Online)