Ashpërsohet gara në LDK: Ja tre kandidatët që janë në ‘luftë’ për kryetar

  • 13 June 2019 - 12:23
Ashpërsohet gara në LDK: Ja tre kandidatët që janë në ‘luftë’ për kryetar

Derisa po vazhdojnë po afrohet finalja e zgjedhjeve brenda degëve të LDK-së, proces që i paraprinë kuvendit zgjedhor të këtij subjekti politik për të zgjedhur udhëheqjen e re të partisë, kryetarin dhe kryesinë e re me strukturat tjera drejtuese, burime të besueshme të “Kosova Sot Online” tregojnë se gara e fuqishme për të parin e LDK-së po zhvillohet në mes të treshes Isa Mustafa, kryetari i tanishëm dhe nënkryetarëve të LDK-së, Lutfi Hazirit dhe Agim Veliut.

Sipas burimeve të besueshme të “Kosova Sot Online” brenda LDK-së, tani më gjithçka është qartësuar sa i takon ndarjes së votës për të parin e LDK-së.

Numrin më të madh të delegatëve në Kuvend, që potencialisht votojnë për kryetarin e ardhshëm, e ka siguruar Isa Mustafa ngase në krahun e tij janë të pozicionuar rreth 12 delegatë nga degët e ndryshme në nivel vendi.

I dyti me fuqi vote rangohet Lutfi Haziri me 80 delegatë dhe i treti Agim Veliu me 70 delegatë.

Ndryshe numri i përgjithshëm i delegatëve në Kuvendin zgjedhor të LDK-s është 355. 

Sipas burimeve të “Kosova Sot Online”, Isa Mustafa është duke punuar seriozisht që ta fitojë edhe mandatin e radhës në krye të LDK-së ngase ka nën ndikimin e tij kryesisht degët që përfaqësohen me numër më të madh delegatësh në kuvendin zgjedhor.

Pretendimi i Isa Mustafës për mandatin e tretë në krye të LDK-së varet nëse do të ketë sukses varësisht nga lojaliteti që do të tregohet ndaj tij në degët më të mëdha ku ai ka pasur edhe deri tani mbështetje të madhe si Ferizaj, që ka mbi 20 delegatë, Mitrovicës që ka 14 delegatë dhe Prizrenit, duke llogaritur këtu edhe votat e Rahovecit dhe të delegatëve të tjerë në degët gjithandej shtrirjes së LDK-së.

(Kosova Sot Online)