“Kurrë nuk më dole nga zemra”, veterani amerikan 97 vjeç, takohet me gruan me të cilën ra në dashuri 70 vjet më parë

  • 13 June 2019 - 12:25
“Kurrë nuk më dole nga zemra”, veterani amerikan 97 vjeç, takohet me gruan me të cilën ra në dashuri 70 vjet më parë

Në mes të Luftës së Dytë Botërore, një ushtarë i ri amerikan, rra në dashuri me një vajzë franceze 18 vjeçare deri ishte me bazë në një qytetin e saj në Francë.

Tash pas 75 vjetëve, KT Robbins i cili tani ka 97 vjet, më në fund është bashkuar me gruan foton e së cilës e ka ruajtur me zell për më shumë se gjysmë shekulli, shkruan Daily Mail.

Robbins ishte 24 vjeçar kur për herë të parë e pa Jeannine Ganaye, e cila tani ka 92 vjet, në qytetin verilindor të Francës, Briey në vitin 1944.

Robbins sihte duke kërkuar dikë që të mund të ia lante rrobat, dhe ishte nëna e Jeannine që pranoi të e bëntë këtë. Kështu çifti u takua dhe shpejt ranë në dashuri. Por vetëm dy muaj më pas Robbins’it i ishte kërkuar të lëshonte fshatin dhe të vendosej në frontin e lindjes për të luftuar fuqitë e Boshtit.

“I thashë që do kthehesha dhe do e merrja. Por nuk ndodhi kështu”, thotë Robbins.

“Kur ai u largua me kamion unë qava, natyrisht isha shumë e mërzitur. Do të doja që ai të mos kthehej në Amerikë”, thotë Jeannine, mbiemri i së cilës tani është Pierson.

Pasi lufta kishte mbaruar Jeannine kishte filluar të mësonte anglisht, me shpresën se Robbins do vinte të e merrte atë.

Por ai ishte kthyer në SHBA. Atje u takua me një vajzë me emrin Lillian, martesa me të cilën zgjati 70 vite derisa ajo vdiç në vitin 2015.

Pierson gjithashtu u martua me 1949 dhe u bë nënë e pesë fëmijëve.

Por Robbins kurrë nuk e harroi të dashurën e saj franceze. Ai mbajti një foto të saj për dekada me rradhë.

Takimi ndodhi pasi një gazetar francez po bënte një reportazh përmbi veteranët e Luftës së Dytë Botërore. Ai dëgjoi historinë e Robbins dhe bëri kërkime që të e gjente Jeannine.

“Ajo është gjallë dhe po të pret”, i tha gazetari Robbinsit.

Menjëherë pasi u takuan të dy u puthën.

“Asnjëherë nuk të harrova”, i tha Robbins.

Ndërsa Jeannine, e cila nuk kuptonte shumë anglisht, poashtu shprehi dashurinë e saj.

Robbins përsëri u largua pasi që do ishte pjesë e ceremonisë së përvjetorit të zbarkimit në Normandi.

Tani, të dy i premtuan njëri tjetrit që do të takohen përsëri.

(Kosova Sot Online)