Paralajmërimi: Ky është fundi i Thaçit, ja goditja që mori në prani të Clintonit dhe Albrightit

  • 10 June 2019 - 13:05
Paralajmërimi: Ky është fundi i Thaçit, ja goditja që mori në prani të Clintonit dhe Albrightit

Gjatë ditës së djeshme, Kosova festoi 20 vjetorin e çlirimit të saj me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s nga pushtuesi fashist serb.

Ceremonia qendrore e këtij manifestimi u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku musafirë ishin ish presidenti i SHBA-së, Bill Clinton dhe ish sekretarja, Medeline Albright.

Në momentin kur në këtë ceremoni mori fjalën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai u turpërua keq në prani të Clintonit dhe Albrightit, pasi qytetarët reaguan me britma e fishkëllima.

Sipas analistëve politikë kjo tregoi edhe njëherë se në çfarë niveli ka rënë mos besimi, urrejtja dhe injorimi qytetar ndaj figurës së të parit të vendit.

Analistët politikë vlerësojnë se edhe në këtë rast u dëshmua se si po vjen fundi Hashim Thaçit, se sa i urryer është nga populli kosovar.

Sipas tyre, përballë një mase të madhe qytetare e mori mesazhin e turpit të merituar ngase fjalimi i tij u vlerësua fjalim demagogjik i një personaliteti i cili po përjeton izolimin politik dhe injorimin qytetar.

Image
Florim Zeqa

“Ishte ky mesazhi i turpit, i përbuzjes dhe urrejtjes, ishte goditja më e madhe e këtyre 10 vjetëve të fundit që Hashim Thaçi përjetoj nga qytetarët e vendit. Në ditën më të shënuar në historinë më të re të shqiptarëve, në ditën më të gëzuar dhe të lumtur të shqiptarëve të Kosovës, fishkëllimat me britma urrejtje të qytetarëve, ishin më të rënda se plumbi për Hashim Thaçin’, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij fjalimi sa patetik, aq demagogjik i Hashim Thaçit në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, do të mbetët gjatë në kujtesën e tij, i cili po përjeton ditët më të vështira në karrierën e tij, po përjeton izolimin politik dhe urrejtjen qytetare njëkohësisht. 

“Ky ishte treguesi më besnik që flet se sa i urryer është Hashim Thaçi nga qytetarët e vendit. Mbase, ky është vetëm fillimi i një paralajmërimi për përballje tjera akoma më të vështira të presidentit Thaçi me qytetarët e vendit. Prandaj vetëm dorëheqja nga posti presidentit dhe largimi nga skena politike do ta shpëtonin Hashim Thaçin nga ndëshkimi i qytetarëve. Ndryshe, herët apo vonë, të gjithë politikanët e inkriminuar do i pret i njëjti fat nga qytetarët e vendit”, përfundoi analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)