Mbolli pemë në të njëjtin vend çdo ditë, 37 vjet më vonë habitet nga ajo që sheh

  • 13 June 2019 - 13:16
Mbolli pemë në të njëjtin vend çdo ditë, 37 vjet më vonë habitet nga ajo që sheh

Prej vitit 1979, Jadav Payeng ka mbjellë me duart e tij një pyll më të madh se Parku Qendror në Nju Jork.

Adhuruesi i pemëve ia doli që një djerrinë ta kthente në një parajsë tropikale, si për kafshët ashtu edhe për njerëzit. 115 elefantë, rino, drerë dhe tigra tani e quajnë këtë pyll prej 550 hektarësh shtëpi.

Payeng ëndërron që ishullin e tij të Majulit ta kthejë në një pyll të bukur. Zhvillimi i bujqësisë dhe ndikimi i njeriut shkatërroi bukurinë natyrore të ishullit të tij, por Payeng është duke e bërë pjesën e tij për ta rikthyer ekosistemin përsëri.

Ai është me mision dhe ka dëshmuar se një veprim i vogël i njeriut mund të bëjë një ndryshim të madh me kalimin e kohës. “U them atyre, prerja e pemëve të mija nuk do t’ju sjell asgjë.

Më preni mua para se t’i preni pemët e mia”, thotë ai.

Shikojeni historinë mahnitëse të tij në videon më poshtë të National Geographic:

(Kosova Sot Online)