I përfshirë në shumë vjedhje, policia kap hajnin 26 vjeçar që tmerronte Pejën

  • 13 June 2019 - 14:19
I përfshirë në shumë vjedhje, policia kap hajnin 26 vjeçar që tmerronte Pejën

Policia e Kosovës, hetimet rajonale pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë hajnin 26 vjeçar, i përsfshirë në disa grabitje.

fjalë për : V. B i lindur më 1993 .

“I dyshuari i lartcekur dyshohet se ka kryer disa grabitje gjatë vitit 2018 dhe 2019, në rajonin e Pejës dhe i njëjti deri më tani ka qenë në arrati.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje dhe është arritur arrestimin i personit të dyshuar”, tha policia.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervistimit nga ana e hetueseve rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dërgohet në mbajtje për 48- orë.

(Kosova Sot Online)