Trump thotë që do pranonte të dhëna për kundërshtarët e tij nga shtetet e huaja

  • 13 June 2019 - 14:41
Trump thotë që do pranonte të dhëna për kundërshtarët e tij nga shtetet e huaja

Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se nuk do u tregonte FBI-së nëse ndonjë qeveri e jashtme do i ofronte atij informacione për rivalët e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Kjo deklaratë vetëm sa i shton zërat e kritikëve që thonë se Rusia i kishte ndihmuar në zgjedhjet e vitit 2016, shkruan Yahoo News.

I pyetur në një intervistë nga gazetarët nëse fushata e tij do përfshinte edhe informacione nga jashtë, prej shteteve sikur Kina apo Rusia, ai u përgjigj kështu: “Kur dëshironi të dëgjoni nuk ka asgjë të keqe aty. Nëse dikush thërret nga një shtet, të themi Norvegjia, unë do thoja se në rregull të dëgjojmë”.

Trump kundërshtoi idenë se kjo do ishte ndërhyrje direkte e huaj në zgjidhje.

“Nuk është ndërhyrje. Ata kanë informacione, unë mendoj se do i marrë”

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen në tetor të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)