Ish-Gjenerali amerikan Timothy Orr takohet me Ramush Haradinajn

  • 13 June 2019 - 15:34
Ish-Gjenerali amerikan Timothy Orr takohet me Ramush Haradinajn

Ish-Gjenerali i Gardës Ndërkombëtare të Iowa’s, Timothy Orr ka qëndruar sot në një vizitë në Kosovë.

Ai është takuat me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj. Kryeministri ka postuar në faqen e tij në Facebook për këtë takim me mikun e madh të shqiptarëve.

Ky është postimi i tij i plotë:

Diskutim i hapur dhe miqësor në takimin me ish-Gjeneralin e Gardës Ndërkombëtare të Iowa-s, Timothy Orr. Lidhjet tona me shtetin e Iowa-s janë speciale dhe si të tilla i çmojmë e i respektojmë shumë, duke punuar në vazhdimësi në avancimin e këtij partneriteti, për të cilin Gjenerali Orr vazhdon të jap kontribut të çmuar.

E falënderova për shërbimin e tij shumëvjeçar në fushën e sigurisë në Kosovë, në profesionalizimin e FSK-së dhe për angazhimin e mëtutjeshëm, në shumë projekte të përbashkëta. Timothy Orr mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendi tonë.

Vizioni i miqve tanë për të ardhmen e përbashkët në paqe, është edhe vizioni ynë!

RH

(Kosova Sot Online)