Kjo është 16 vjeçarja nga Gjilani, e cila vdiq sot tragjikisht

  • 13 June 2019 - 17:31
Kjo është 16 vjeçarja nga Gjilani, e cila vdiq sot tragjikisht

Mirlinda Ibrahimi, nga fshati Capar i Komunës së Gjilanit, ka vdekur sot pas kontaktit me energji elektrike.

Policia e Kosovës, e ka konfirmuar rastin për media, teksa kanë thënë se janë në hetime për këtë ngjarje.

Dyshohet se 16 vjeçarja gjeti vdekjen pas një kontakti me rrymë.

Zyrtarë të Policisë kanë konfirmuar se trupi i pajetë i saj është dërguar në obduksion, duke mos dhënë detaje tjera lidhur me këtë ngjarje.

Image

(Kosova Sot Online)