Haziri ngushëllon familjen e 16-vjeçares që vdiq nga kontakti me rrymën

  • 13 June 2019 - 18:52
Haziri ngushëllon familjen e 16-vjeçares që vdiq nga kontakti me rrymën

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka ngushëlluar familjen Ibrahimi me rastin e ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të 16-vjeçares nga Capari, Mirlinda Ibrahimi.

“E nderuara familje Ibrahimi. Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të vajzës suaj, Mirlindës. Kjo ngjarje e rëndë më ka shokuar mua dhe të gjithë qytetarët e Gjilanit. Si institucion i Komunës, do t’ju qëndrojmë prapa për çdo gjë dhe në çdo kohë.E lus Zotin që të bëheni të fortë dhe ta përballoni këtë humbje të madhe për familjen Ibrahimi, por edhe për ne të tjerët. Ngushëllimet më të sinqerta familjes suaj, shokëve e shoqeve të saj dhe gjithë farefisit”, thuhet në tegram.

(Kosova Sot Online)