Prokurorët austriakë nisin hetimet ndaj videos së politikanit të së djathtës ekstreme

  • 13 June 2019 - 19:35
Prokurorët austriakë nisin hetimet ndaj videos së politikanit të së djathtës ekstreme

Prokurorët austriakë thanë këtë të enjte se ata janë duke filluar ish-liderin e së djathtës ekstreme Heinz-Christian Strache dhe të tjerët të cilët ishin të përfshirë në videon ku shihen duke folur me një gra ruse e cila i premtonte atyre para. E ishte pikërisht ajo video e cila bëri që qeveria të rrëzohej.

Strache dha dorëheqje nga pozita e zv-kancelarit të Austrisë dhe kryetarit të partisë së djathtë ekstreme “Partia e Lirisë”. E gjitha kjo erdhi pasi që më 18 maj mediat gjermane publikuan filmime sekrete të një feste në vitin 2017 ku përveç që bisedonin me një ruse, ata kishin përdorur edhe kokainë.

Në këto pamje, Strache ishte në gjendje që t’i ofrojë asaj kontrata shtetërore në këmbim të ndihmës financiare. Ai e pranoi se videoja ishte “katastrofike” por nuk kishte bërë asgjë ilegale.

Avokati i Straches nuk pranoi që të japë komente mbi këto hetime.

Ndërkohë, në zgjedhjet e parlamentit evropian, Partia e Lirisë pësoi humbje të mëdha, që mendohet se erdhi nga dëmi që kjo video ia shkaktoi.

(Kosova Sot Online)