Prapë përplasje në LDK, ndërhyn Policia

  • 13 June 2019 - 20:46
Prapë përplasje në LDK, ndërhyn Policia

Problemet në kuvendet zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se s’e kanë nijet të ndalen.

Me përplasje janë shoqëruar edhe zgjedhjet në degën e lagjes “Mati 1”, në kryeqytetin e Kosovës.

Madje, e nevojshme ka qenë edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës. Siç ka mësuar media, zbatuesit e ligjit kanë nxjerrë jashtë disa përkrahës të deputetit Arban Abrashi.

Në këtë kuvend, sipas burimeve të mediave online, ka qenë i pranishëm edhe ish-ministri i LDK’së, Skender Hyseni.

Bëhet e ditur se kuvendi është mbajtur pa paralajmërim.

(Kosova Sot Online)