Kërkohet burg për Devollët: Ja kush po i mbron ata...

  • 14 June 2019 - 07:54
Kërkohet burg për Devollët: Ja kush po i mbron ata...

Komisioni hetimor për skandalin në PTK po vazhdon intervistimet e ish përgjegjësve kryesor për gjendjen e krijuar në Telekom së fundi dhe në të kaluarën kur është nënshkruar kontrata me Z- Mobile. E analistët politikë vlerësojnë se argumentet për të vepruar prokuroria dhe për të arrestuar hartuesit dhe nënshkruesit e kontratës me skenar të shkatërrimit të PTK-së, po grumbullohen gjithnjë e më shumë.

Madje sipas tyre, sikur prokuroria të mos ishte e ndikuar, që tani duhet të burgos drejtuesit e kompanisë Devolli.

Image

Sipas analistit politik, Florim Zeqa, tanimë nuk ka asnjë dilemë që Devollët duhet të shkojnë në burg dhe jo vetëm për shkatërrimin e PTK-së përmes Z-Mobile, por s deklarata e ish kreut të PTK-së, Shyqyri Haxha i cili tha se është kërcënuar me vdekje, duhet të jetë alarm për Prokurorinë. Por ai thotë se arrestimi dhe burgosja nuk do të ndodhë pa u ndryshuar komplet kjo skenë politike dhepa u pastruar drejtësia.

“Fillimisht, pas kësaj deklarate, ftesa e parë nga prokuroria duhet të shkojë në adresë të ish kreut të PTK-së, Shyqyri Haxha, për të qartësuar se nga kush ishte i kërcënuar; nga Devollët apo pushtetarët e inkriminuar. Tek pastaj, të shkohet tutje me intervistimet e tjera. Mirëpo, bazuar në realitetin e krijuar, gjasat janë të vogla që Devollët të përfundojnë në burg, shkaku i mbrojtjes që gëzojnë nga politikanët e inkriminuar Kosovarë. Është kështu për faktin se, nuk ka subjekt politik në vend që nuk është ushqyer nga "grazhdi" i Devollëve, madje edhe ata liderë që janë më të zëshmit kundër tyre”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Zeqa thotë se do të duhej pyetur se kush duhet t'i dërgojë në burg ata sepse të gjithë janë të shantazhuar nga ana e Devollëve ose hisedar në biznes.

“Asnjëri nga liderët aktual nuk e kanë guximin të përballen me Devollët, madje as lideri i VV-së, Albin Kurti, të pakët janë ata deputet që nuk janë ushqyer nga "grazhdi" i Devollëve. Edhe përkundër faktit se po zbulohen skandalet dhe pazaret që janë bërë në PTK, me këtë klasë politike të inkriminuar dhe këta prokurorë të dirigjuar nga politika, Devollët do ta bëjnë gjumin të qetë. As LVV-ja e Albin Kurtit dhe as partia e "re" e Milaim Zekës nuk mund të sjellin ndryshime dhe reforma me riciklim të figurave të inkriminuara. Duken pak më tepër se qesharake deklaratat e Albin Kurtit e Milaim Zekës "do t'i burgosim të gjithë inkriminuarit", kur të tillët i kanë në subjektet që drejtojnë ose janë suporti më i madh i tyre.

Drejtësia do të vjen në vend, vetëm me ardhjen në pushtet të një klase të re politike, të pastër e të padjallëzuar, të guximshme për ta çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, përfundoi analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)