Sarah Sanders nuk do jetë më zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë

  • 14 June 2019 - 08:25
Sarah Sanders nuk do jetë më zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot largimin në fund të qershorit të Sarah Sanders, zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë.

“E mrekullueshmja jonë Sarah Sanders do të lërë Shtëpinë e Bardhë dhe kthehet në vendlindje në Shtetin e Arkansasit në fund të muajit”, shkruante në një postim në Twitter Trump, duke shtuar se shpresonte që një ditë ajo të ishte kandidate në funksionin si guvernatore e këtij shteti, një post që ka mbajtur i ati i saj, Mike Huckabee.

(Kosova Sot Online )