Gruaja i hedhë supën foshnjës 11-muajshe, ngase ishte shumë e zhurmshme

  • 14 June 2019 - 12:08
Gruaja i hedhë supën foshnjës 11-muajshe, ngase ishte shumë e zhurmshme

Një grua shtatzënë në Kinë është kapur në kamera duke ia hedhur një tas me supë të nxehtë një foshnjeje në një restaurant.

Gruaja, e identifikuar si Ren, 28-vjeçare, u zemërua nga fakti se vajza 11-muajshe kishte goditur tavolinën me lugë në vazhdimësi, tha policia

Fëmija, sipas raportit policor, pësoi djegie në shpinë dhe prapanicë. Gruaja mori dënim vetëm 15 ditë, pasi ligjet në Kinë parandalojnë ndëshkimin e grave shtatzëna.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin Xiangcheng në Provincën Henan të Kinës qendrore.

(Kosova Sot Online)