MPB ka një apel për të gjithë qytetarët e Kosovës

  • 14 June 2019 - 12:12
MPB ka një apel për të gjithë qytetarët e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka bërë apel që qytetarët e Kosovës të jenë vigjilent ndaj zjarrëvënive

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërkon nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë aktiv në parandalimin e çfarëdo lloji të zjarreve dhe zjarrvënëseve.

Tashmë kemi hyrë në sezonin e verës që supozohet se do të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të gjithë jemi të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarreve.

(Kosova Sot Online)