Vjen akuza e radhës: Ja dy figurat kryesore të krimit e korrupsionit në Kosovë

  • 14 June 2019 - 12:12
Vjen akuza e radhës: Ja dy figurat kryesore të krimit e korrupsionit në Kosovë

Njohësit e fushës së drejtësisë vazhdojnë ta kritikojnë ashpër koalicionin qeverisës në Republikën e Kosovës, i cili akoma nuk ka arritur që të vendosë ligjin dhe rëndin në Kosovë dhe të zbatojë ligjin e Vettingut.

Skandali i fajdeve në të cilin u përmend edhe Kadri Veseli, bëri që ky i fundit, përmes grupit parlamentar dhe Ministrisë së Drejtësisë që drejtohet nga PDK, do ta marr iniciativën e bërjes së ligjit të Vetting-ut, njohësit e fushës së drejtësisë nuk besojnë në zotimet e Veselit. Sipas tyre, në opinionin publik, pas Hashim Thaçit, Kadri Veseli etiketohet si figura e kryesore e shënjestruar për krim e korrupsion.

Image

Sipas ekspertit të kësaj fushe, Skënder Kapiti, politika kosovare në mënyre djallëzore dhe hipokrizie po i reziston, po e bllokon dhe e pengon miratimin e Vetting-ut në drejtësi. Sipas tij, një Vetting në drejtësi i hap pashmangshmërisht rrugën dekriminalizimit të politikës, pastrimin e saj si dhe ndëshkimin e politikanëve të zhytur në afera dhe rekorde krimi e korrupsioni.

“Në çdo skandal korrupsioni, grabitje e vjedhjeje, abuzimesh nëpër tenderë dhe në investimet me paranë publike janë të përfshirë dhe dirigjentë të tyre janë politikanë e pushtetarë të lartë, VIP-a, peshq të mëdhenj të krimit e korrupsionit. Dhe si të tillë pikërisht këta janë dhe armiqtë më të mëdhenj të VETTING-ut”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo është edhe një arsye pse nuk mundës të presim që Kadri Veseli do ta shtynë përpara një premtim të kësaj natyre që e dha para disa ditësh.

”Të pa besët , të pa drejtët , hajnat, kriminelët e të korruptuarit vetëm sa mundë të flasin pse jo edhe të bërtasin e të rrahin gjokset për demokracinë, për ligjin,për drejtësinë, për integrimin e për Evropën e ndershmërinë. Por këto ata i kanë vetëm vello apo maska mashtrimi për të mashtruar e gënjyer votuesit nëpër televizione, media e nëpër fushata”, përfundoi Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)