Ramush Haradinaj ia vlerëson punën humanitare Labit – ia ndan një medalje të rëndësishme

  • 14 June 2019 - 12:26
Ramush Haradinaj ia vlerëson punën humanitare Labit – ia ndan një medalje të rëndësishme

Kryeministri Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se i ka ndarë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, deputetit Labinot Tahiri.

Haradinaj ka vlerësuar punën e deputetit Tahiri për humanizmin e treguar nga ky i fundit për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë. Gjithashtu Kryeministri bëri të ditur se i është mirënjohës për angazhimin e Tahirit dhe e inkurajoi që të vazhdoj këtë mision edhe më tutje.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj:

“Ne respekt të punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, rolin e tij në komunitet për avokimin e interesave të qytetarëve të Ferizajit dhe në veçanti për humanizmin e madh të treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të lënë vetëm, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, sot pata kënaqësinë që Labinot Tahirit t’i ndajë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

E falënderova deputetin Tahiri edhe për shprehjen e solidaritetit me qytetarët tanë, që si të vetmit në Europë, ende nuk e kanë gëzuar të drejtën për lëvizje të lirë.

Si Kryeminister i vendit, jam mirënjohës për angazhimin Tuaj, tejet human për shqiptarët dhe ju inkurajoj që ta vazhdoni këtë mision.

RH” ka shruar Haradinaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)