Lëre që s'kam qenë pjesë e saj, por kurrë nuk kam dëgjuar për 'Syrin e Popullit'

  • 14 June 2019 - 12:48
Lëre që s'kam qenë pjesë e saj, por kurrë nuk kam dëgjuar për 'Syrin e Popullit'

I akuzuari Avni Llumnica ka mohuar të ketë qenë pjesë e organizatës “Syri i Popullit” në seancë gjyqësore e cila po vazhdon në Gjykatën Themelore të Prishtinës eudhëheru nga gjyqtarja apo kryetarja e Trupit Gjykues Naime Krasniqi. Ai pos që ka mohuar të ishte pjesë e saj, tha se edhe nuk kishte dëgjuar për ekzistimin e saj.

“S’ka asnjë arsye që të jem i përfshirë në këtë rast. Jam i pafajshëm, pra jam viktimë jo i akuzuar”, ka thënë Avni Llumnica.

Të akuzuar në rast e njohur “Syri i Popullit”, janë Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana.

(Kosova Sot Online)