Vjen paralajmërimi i rëndë për Gjykatën Speciale

  • 14 June 2019 - 13:49
Vjen paralajmërimi i rëndë për Gjykatën Speciale

Kuvendi i Kosovës me 3 gusht të vitit 2015, kishte miratuar vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e kryera në Kosovë. Por kur kanë kaluar 4 vite që nga themelimi i saj, Specialja ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë, ani pse kohëve të fundit ka intervistuar një numër të madh të personave, kryesisht ish komandantë dhe ushtarë të UÇK-së.

E këtë, analisti politik Reshat Badallaj, e sheh si rrezik që edhe dosjet e Speciales t’i mbulojë pluhuri, ngjashëm sikur në gjykatat kosovare dhe nëpër prokurori.

Image

“Gjykata Speciale që po tregohet hapur se është memece dhe e shurdhur karshi veprimeve konkrete për të ulur në bankën e zezë shumë vagabondë,hajna,keqpërdorues, fajdexhi,mashtrues e matrapaz dhe shumë marrëzi dhe krime që kanë ndodhur dhe po ndodhin. Mjerisht për çdo ditë jep të kuptojmë, dhe pa kurrfarë dyshimesh, se edhe këtu është e përfshirë politika. Nuk ka arsyetim tjetër nuk ka vend tjetër për të mos u bindur se këtu nuk kanë gisht krye mafiozët e majave të shtetit”, tha analisti politik Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, vonesat dhe aktakuza që i ka mbuluar pluhuri nëpër sirtar nuk mund të arsyetohen, pasi sipas tij, ka vepra që nuk janë nga dje por me vite të tëra.

“Si ka mundësi që asnjë krye banditë dhe banditë të bandave politike dhe të majave te shtetit të mos iu vihen prangat dhe të paktën të mos trazohen. Si mund të tallen me popullin kjo faqja e zezë e prokurorisë kur herë pas herë mundohen të bëjnë shou dhe nuk merret asgjë konkrete, tani mos t´i përmendi se nuk janë pak”, tha Badallaj për Kosova Sot Online

“Qofsha i gabuar por sa e përcjelli unë me shumë vëmendje situatën në vend, në këtë marifet fjalën e ka politika që i ka gishtat thellë në drejtësi, ku ka edhe kërcënime, kanosje, frikë deri në palcë, nuk respektohet as ligj dhe as Kushtetutë, këtu janë të kapur gisht për gisht në vallen e krimit dhe rol të madh ka pazari i hajnisë sepse jo rastësisht e thonë edhe ambasadori amerikan,anglez dhe shumë e shumë të tjerë se duhet burgosur këta peshqit e mëdhenj”, ka përfunduar për “Kosova Sot Online”, analisti politik Reshat Badallaj.

(Kosova Sot Online)