Daçiq: Trump, Merkel, Macron e Mogherini po dridhen para Haradinajt, si t’i besojmë kësaj?

  • 14 June 2019 - 14:27
Daçiq: Trump, Merkel, Macron e Mogherini po dridhen para Haradinajt, si t’i besojmë kësaj?

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka folur për Samitin e Parisit që pritet të mbahet më 1 korrik. Ai ka ironizuar me liderët botërorë duke ironizuar për “frikën” e tyre të madhe ndaj Ramush Haradinajt duke lënë të kuptohet se kreut të Qeverisë së Kosovës nuk po i bëhet qëllimshëm presion.

Ai ka thënë se Serbia do ta marrë pjesë në takimin e Parisit nëse Prishtina e heq tarifën ndaj mallrave serbe, por sipas tij, cështja është se a do të lejojë përsëri Presidenti i Francës Emmanuel Macron që fjala e tij të mos ketë asnjë kuptim para “madhështisë së një Ramushi”.

“Trump, Merkel, Macron, Mogherini, të gjithë po dridhen dhe askush spo mundet asgjë t’i bëjë një Ramush Haradinajt. Dhe të gjithë ata presin që ne t’i besojmë atyre në këto përralla” ka ironizuar Daçiq.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Vuçiq që Serbia është e gatshme të vazhdojë bisedimet nëse hiqen tarifat.

(Kosova Sot Online)