Korab Sejdiu: E gërditshme se si shkatërruesit e shtetit i vardiseshin Klintonit si hiena

  • 14 June 2019 - 16:06
Korab Sejdiu: E gërditshme se si shkatërruesit e shtetit i vardiseshin Klintonit si hiena

Deputeti i pavarur, Korba Sejdiu, i cili funksionin në kuadër të grupit parlamentar të LDK’së, ka folur për vizitën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, dhe ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

Sipas tij ka qenë e gërdtishme mënyra se si i janë vardisur Bill Clintonit, njerëzit për të cilët Sejdiu thotë se janë shkatërruesit e shtetit. “Shumë e gërditshme ishte t’i shohim shkatërruesit e shtetit duke iu vardisë si hiena njeriut që e bëri të mundshme ekzistimin e shtetit tonë!”, ka shkruar deputeti Sejdiu në profilin e tij zyrtar.

Ish-presidenti Bill Clinton bashkë me ish-sekretaren Albright dhe gjeneralin Wesley Clark, kanë marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të lirisë së Kosovës dhe hyrjes së NATO-së.

Ajo që ka zgjuar debat pas kësaj vizite, ka qenë mos-ftesa e partive opozitare për të marë pjesë në ceremoninë zyrtare.

(Kosova Sot Online)