Ngrihet aktakuzë për 19-vjeçarin që dyshohet se vrau një person në Deçan

  • 14 June 2019 - 16:34
Ngrihet aktakuzë për 19-vjeçarin që dyshohet se vrau një person në Deçan

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, Sh.G., për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, nga neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafin 1.5, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe për veprën penale ndaj Sh.G. dhe I.C., “Mbajtja në pronësi ,kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374, paragrafi 1,të KPRK-së.

I pandehuri, Sh.G., me datë 23 shtator të vitit 2018, rreth orë 11:04,në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, pikërisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje privon nga jeta, tani të ndjerin, A.T, dhe me ketë rast ka vë në rrezik jetën, A.H., dhe F.Z., tani dëshmitarë.

Mediat kanë raportuar në shtator të 2018’ës se dyshohej që një 18 vjecar e ka vrarë 29 vjecarin.

Të pandehurit Sh.G. dhe I.C., gjithashtu akuzohen se në kompaninë e lartcekur, në kundërshtim me ligjin për armë kanë mbajtur në posedim armët e tipit “Beretta” dhe “Bloë TR”, dy karikator të pistoletave të lartcekura dhe 12 (dymbëdhjetë) fishek.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

(Kosova Sot Online)