Babë e bir u vranë në 2012-ën, policia zbulon tani ngjarjen

  • 14 June 2019 - 17:10
Babë e bir u vranë në 2012-ën, policia zbulon tani ngjarjen

Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit të koduar “Krasta” ka identifikuar edhe autorët e dyshuar të vrasjes së babë e bir në 2012-ën, Nezir dhe Gentian Beqiraj.

Ky i fundit ishte një ndër të arrestuarit disa kohë para ngjarjes për vrasjen e Sokol Çapjes, por më 15 gusht të 2012-s dy persona, hynë në shtëpi dhe e qëlluan atë për vdekje. Pas pak minutash ata vranë dhe babain e Gentianit, Nezir Beqiri. 

Policia e Elbasanit bën me dije se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit: E.B, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, si dhe E.C, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi”, të dy të shpallur në kërkim.

(Kosova Sot Online)