Vdes një shtetas austriak në një hotel në rrugën Prishtinë -Shkup

  • 14 June 2019 - 17:49
Vdes një shtetas austriak në një hotel në rrugën Prishtinë -Shkup

Një shtetas i Austrisë është gjetur i vdekur në një nga hotelet e kryeqytetit. Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur në një prej hoteleve në rrugën Prishtinë-Shkup, dhe se njësitet policiore janë duke u marrë me rastin. Një burrë me shtetësi austriake është gjetur i vdekur në një hotel në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)