Ramush Haradinaj tregon se për çka nuk flasin me Serbinë

  • 14 June 2019 - 19:07
Ramush Haradinaj tregon se për çka nuk flasin me Serbinë

Kryeministri Ramush Haradinaj duke folur për situatën e dialogut Kosovë – Serbi dhe marrëveshjen midis dy vendeve, ka theksuar se Kosova duhet të krijojë marrëdhënie të mira me fqinjët, por pa diskutuar për statusin e territorin.

Ai ka vlerësuar se duhet të vendoset nëse dy shtetet do të njohin njëra-tjetrën.

“Ne duhet të avancohemi t’i zgjidhim problemet Kosovë – Serbi, por kjo marrëdhënie nuk duhet të jetë për zgjidhjen e statusit e as territorit. Ne kemi marrëveshje për integrim të menaxhuar jo vetëm që s’kemi problem me kufirin me Serbisë, por kemi marrëdhënie të avancuar. Ka mbetur me vendos nëse duam njohje midis veti dhe me vendos marrëdhënie tregtare”, tha ai.

Haradinaj është shprehur se për të arritur një marrëveshje të mirë për Kosovën, duhet të punohet së bashku. 

“Ne duhet të ecim bashkë përpara dhe të dijmë se çka me folë. Është me rëndësi me i zgjidhë këto sepse po duam të ecim përpara në një qeveri të bazuar me ligj. Këto ditë jemi në përvjetorët e çlirimit dhe uroj gjithë Kosovën. Të parën ngjarje jemi në Obiliq sepse jeni shumë meritorë”, tha Haradinaj.

Haradinaj, këto komente i ka bërë në Obiliq, ku në këtë qytet është shënuar edhe 20 vjetori i Ditës së Çlirimit. 

(Kosova Sot Online)