Spanja zhytet në borxhe publike

  • 14 June 2019 - 19:20
Spanja zhytet në borxhe publike

Borxhi kombëtar i Spanjës ka arritur shifrat rekorde duke tejkaluar 1.2 miliordë euro, që është për 99.7 për qind të bruto prodhimit të brendshëm të këtij vendi, bëhet e ditur sot nga Banka Qendrore e Spanjës.

Sipas të dhënave më të reja që kanë të bëjnë me tremujorin e parë të vitit 2019, borxhi publik i këtij vendi tejkaloi shifrën prej 1.2 miliardë euro. Borxhi publik i vendit gjatë 12 muajve të fundit është rritur për 3.3 për qind, që tregon se situata është larg objektivave që përcaktoi Qeveria e Spanjës. Qeveria e pakicës socialiste, në pajtim me programin e stabilitetit të BE-së për periudhën 2019/2020 parashikoi BPB prej 95.8 për qind.

Banka qendrore ka shpërndarë të dhënat në lidhje me borxhin e Zyrës së Sigurimeve Sociale, e cila për një vit u rrit për 57.4 për qind dhe arrin 43.7 milion euro.

Nga ana tjetër, që kur lufta tregtare SHBA-Kinë solli pasiguri në kontekstin e rritjes ekonomike, në Spanjë në masë të madhe janë zvogëluar të ardhurat nga letrat me vlerë, ndërsa ato për herë të parë kanë rënë në 0.49 për qind.

(Kosova Sot Online)