Tahiri thotë se eshtrat e Hasan Prishtinës duhet të kthehen në vendlindje

  • 14 June 2019 - 19:39
Tahiri thotë se eshtrat e Hasan Prishtinës duhet të kthehen në vendlindje

Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës e të Vushtrrisë, një delegacion i kësaj komune kanë bërë homazhe tek varri i Heroit Kombëtar, Hasan Prishtina, në Kukës.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, ka thënë me këtë rast se Vushtrria është e gatshme të ofrojë hapësirën e të ndërtojë obeliskun e Hasan Prishtinës në vendlindjen e tij në Vushtrri dhe të organizojë ceremoninë e rivarrimit.

“Pas Isa Boletinit, është koha që edhe Hasan Prishtina të prehet në vendlindjen e tij”, shkroi Tahiri në një postim në Facebook.

(Kosova Sot Online)