Jeremy Hunt: Thuajse e sigurt që Irani ka sulmuar anijet në Oman

  • 14 June 2019 - 22:22
Jeremy Hunt: Thuajse e sigurt që Irani ka sulmuar anijet në Oman

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt, e cilësoi sot si gati të sigurt faktin se Irani është mbrapa sulmeve të naftëmbajtëseve në Detin e Omanit, pavarësisht mohimeve të Teheranit.

“I dënoj sulmet e djeshme kundër dy anijeve në Gjirin e Omanit”, deklaroi Hunt. 

“Vlerësimet tona na bëjnë të dalim në përfundimet se me shumë mundësi përgjegjësia e sulmeve bie mbi Iranin”, deklaroi shefi i diplomacisë britanike në një komunikatë.

(Kosova Sot Online)