Gratë zvicerane protestojnë për barazi gjinore

  • 14 June 2019 - 22:29
Gratë zvicerane protestojnë për barazi gjinore

Mijëra gra protestuan këtë të premte ane mbanë Zvicrës sipas tyre për të përshpejtuar ritmin e barazisë gjinore.

Këto gra protestuan për shkak rrugës së ngadalshme të vendit drejt pranimit të barazisë.

Sipas Reuters, në Cyrih u bllokuan rrugët dhe pati fërshëllima të shumta, po ashtu edhe pankarta me mbishkrime të ndryshime si “Burra, shkoni dhe hekurosni”. 

Protesta u zhvillua pasi një veprim i ngjashëm, më 1991, mblodhi gjysmë milioni gra në rrugë..

Në kohën e protestës së vitit 1991 nuk ka pasur asnjë grua në Qeverinë zvicerane dhe pushimi i lindjes nuk është paraparë me ligj.

Por, prej asaj kohe, disa gjëra kanë ndryshuar: tetë gra kanë pasur poste ministrore dhe pushimi i lindjes është përfshirë në ligj. 

Image

(Kosova Sot Online)