E zbulon avokati i njohur: Ja pse Kuvendi i Kosovës nuk mund ta shkarkojë Hashim Thaçin

  • 10 June 2019 - 08:00
E zbulon avokati i njohur: Ja pse Kuvendi i Kosovës nuk mund ta shkarkojë Hashim Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është akuzuar shumë herë nga opozita dhe analistë se ka shkelur kushtetutën e vendit me thirrjet e tij për ‘korrigjim’ kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Por, a ka fuqi Kuvendi i Kosovës që ta shkarkojë Thaçin nga posti i Presidentit? Por, analistët dhe juristët nuk besojnë që në këtë legjislaturë me këtë përbërje të tanishme të koalicionit PANA, Kuvendi i Kosovës do të merrë një nismë e tillë, pasi opozita edhe ashtu nuk ka fuqi vote, kurse pozita e mbron atë si ish lider i PDK-së.

E të njëjtin mendim e ndanë edhe avokati i njohur, Tomë Gashi.

Gashi tha për “Kosova Sot Online”, se Kuvendi e ka këtë mundësi ligjore e kushtetuese, por është interesi politik personal në strukturën e gjerë të koalicionit PAN, andaj mbetet i pa prekshëm dhe i pa rrezikuar posti i presidentit, pavarësisht shkeljeve kushtetuese që ka bërë dhe do t’i bëjë në të ardhmen. 

“Kuvendi i Kosovës mundet te inicioj procedura për shkarkimin e presidentit Thaçi, por ky kuvend nuk do ta ndërmerr asnjë herë këtë iniciative sepse edhe pse presidenti formalisht është jo partiak asnjë president në Kosove nuk shkëputet krejtësisht nga partia e tij në të cilën ka qenë deri sa e ka marr postin e presidentit. Dhe duke e ditur se koalicioni PAN, ka mbi 16 parti të cilat janë bashkuar për të marr pushtetin ky veprim nuk do të ndodhë sepse ata të vetmin qëllim e kanë mbajtjen e pushtetit”, tha Gashi për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Gashi thotë se opozita nuk mundë të iniciojë çështjen e shkarkimit pa i pasur numrat e siguruar edhe nga subjektet tjera politike, ato të koalicionit qeverisës.

“Ndërsa partitë opozitare VV dhe LDK nuk munden të vetme që ti arrijnë numrat për iniciativa efektive në Kuvendin e Kosovës për ta larguar presidentin Thaçi nga posti i tij. Thënë shkurt deri sa të kemi këtë koalicion në pushtet Thaçi është më se i sigurt se mandati i tij si president nuk do të rrezikohet”, tha avokat Gashi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )