Një i arrestuar për lojëra të fatit, në pranga edhe qiradhënësi

  • 15 June 2019 - 10:31
Një i arrestuar për lojëra të fatit, në pranga edhe qiradhënësi

Policia në Pejë ka arrestuar dy persona nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit.

Njëri është takuar duke ushtruar veprimtari të lojërave të fatit, ndërsa tjetri kishte lëshuar me qira lokalin.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë te rregullt.

Nga raporti i policisë për rajonin e Pejës:

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që njëri është takuar duke ushtruar veprimtari të lojërave të fatit, ndërsa tjetri kishte lëshuar me qira lokalin.  Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse tjetri lirohet në procedurë te rregullt”.

(Kosova Sot Online )