Janjiq: SHBA-ja është më tolerante se BE-ja për marrëveshjen Kosovë-Serbi

  • 15 June 2019 - 10:54
Janjiq: SHBA-ja është më tolerante se BE-ja për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janiq, thotë se shtetet e Bashkimit Evropian nuk janë shume tolerante kur vjen puna për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë ai thotë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është më i hapur, pasi që dëshirojnë një marrëveshje që është e pranueshme.

“ SHBA-të kanë qëndrime më të thjeshta sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes. Uashingtoni është më tolerant se Brukseli. SHBA-ja nuk kërkon përmbushjen e të gjitha normave, ata vetëm po kërkojnë të nënshkruajnë për diçka që palët kanë rëndë dakord”, ka thënë ai për telegraf.rs.

Sipas tij ndërmjet BE-së dhe SHBA-së ka dallime të vogla sa i përket zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi, megjithatë thotë se dy superfuqitë pajtohen për gjërat thelbësore.

Janjiq thotë se vendosja e administratës së re në BE, dhe caktimi i kryenegociatorit të ri, do të ketë një  imapkt të ri në dialog.

“ Në vjeshtë, Komisioni i ri Evropian do të merr detyrën, dhe më pas do ta zgjedhin negociatorin e ri. Kjo mund të interpretohet edhe si iniciativë e re”, shprehet Janjiq.

Për Janjiq caktimi i ndërmjetësuesit të ri, do t’i jap jetë dialogut.

“ Negociatori i ri do të sjell diçka të re, kështu që ky dialog do të kthehet në jetë”, ka shtuar ndër të tjera analisti serb.

(Kosova Sot Online )