Tronditëse: Kosovari vret gruan e tij në veturë në një parking në Gjermani, ja pamjet

  • 15 June 2019 - 11:20
Tronditëse: Kosovari vret gruan e tij në veturë në një parking në Gjermani, ja pamjet

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të premten (dje) rreth orës 12:00 në qytetin Fulda të Gjermanisë. Burri 55 vjeç ka vrarë gruan e tij 52 vjeçe duke e qëlluar disa herë me thikë. Media, nga burime të afërta me viktimën mëson se çifti janë burrë e grua shqiptarë nga Lipjani i Kosovës, por me banim në Fulda të Gjermanisë.

Mediat në Gjermani kanë raportuar për rastin, duke thënë se burri kishte qëlluar disa herë gruan e tij me thikë, brenda veturës së tyre, në një auto-parking.

Një dëshmitar e kishte parë aktin e përgjakshëm dhe menjëherë kishte thirrur policinë, e cila kishte arritur menjëherë në vendngjarje. Gruaja 52 vjeçe, e plagosur, ishte dërguar shpejtë në spital, ku i ishte nënshtruar një intervenimi kirurgjik, por nuk kishte arritur të u shpëtojë plagëve. 

Burri që kreu krimin u kishte thënë vetë kalimtarëve që të thërrasin policinë, dhe ishte arrestuar nga patrullat e policisë, pa rezistuar.

Prokurori Fulda dhe shtabi i policisë në Osthessen sipas mediave gjermane po hetojnë shkakun që kishte shtyrë deri te vrasje.

Patrullat e policisë, të njoftuara nga dëshmitarët, kur arritën në vendin e krimit, gjetën në veturë burrin që kishte kryer krimin, i ulur pranë gruas së tij të plagosur rëndë.

Gruaja u mor nga shërbimi i ambulancës dhe u dërgua në një spital, ku vdiq gjatë operacionit emergjent.

Media, ka mësuar edhe identitetin e dorasit dhe viktimës, dhe bëhet fjalë për B.H 55 vjeç dhe gruan e tij S.H 52 vjeçe, nga Lipjani i Kosovës. 

(Kosova Sot Online)