Rasti tragjik në Suharekë: Vdes gruaja që u hodh nga vetura e burrit, ai arrestohet

  • 15 June 2019 - 19:50
Rasti tragjik në Suharekë: Vdes gruaja që u hodh nga vetura e burrit, ai arrestohet

Një grua dyshohet se është hedhur nga vetura e burrit para dy javësh në Suharekë. Ajo sot ka vdekur nga plagët e marra, ndërsa burri i saj është arrestuar.

Një rast tragjik ka ndodhur para dy javësh në Suharekë.

Me 31 maj të këtij viti, sipas Policisë, një grua është hedhur nga vetura ku ka qenë me burrin e saj. 

Gruas i është dhënë ndihma e parë në spitalin rajonal të Prizrenit, e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Në Policinë Rajonale të Prizrenit thonë  se sot janë informuar se gruaja ka vdekur, ndërsa burri është i dyshuar dhe po mbahet në paraburgim.

“Rasti ka ndodhur me datë 31 maj. Viktima është hudhur nga automjeti. I dyshimtë është bashkëshorti dhe është arrestuar, e tash gjendet në qendrën e paraburgimit, ndërsa viktimës i është dhënë ndihma e parë në Prizren, më pas është dërguar në QKUK. e njëjta ka vdekur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Veseli Gashi.


(Kosova Sot Online)