Aksidenti në Ferizaj, lëndohen dy persona

  • 15 June 2019 - 19:52
Aksidenti në Ferizaj, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar dhe aktualisht po marrin trajtime mjekësore në Ferizaj nga një aksident që ka ndodhur para dy orëve në rrugën Dëshmorët e Kombit.

Këtë e bëri të ditur  Agim Gashi, zëdhënës në Drejtorinë Rajonale të Policisë.

Njëri nga të lënduarit është femër e moshës e 30 vjeçare e cila sipas dëshmitareve është shtatzënë.

“Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, para dy orëve” ka njoftuar Gashi.   

“Dy persona janë të lënduar, në këtë aksident janë për përfshira dy vetura”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)