Plagoset një person, arrestohet drejtuesja e mjetit

  • 15 June 2019 - 21:47
Plagoset një person, arrestohet drejtuesja e mjetit

Policia e Tiranës bën me dije se në rrugën Ali Demi mjeti me drejtuese shtetasen D.,T , është përplasur me mjetin motor me drejtues A.,T.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit motor shtetasi A.,T i cili u dërgua në SQU nën kujdesin mjekësor.
 

Drejtuesja e mjetit ndodhet aktualisht e shoqëruar në komisariat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)