Zbulohet loja e AKK-së për hetimin e milionave të politikanëve

  • 16 June 2019 - 07:45
Zbulohet loja e AKK-së për hetimin e milionave të politikanëve

Agjencia e Antikorrupsionit në Kosovë ka paralajmëruar hetimin e pasurisë së 974 zyrtarëve publikë në Koosvë. E lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Dardan Grapci.

Ai ka thënë se kjo është vetëm një lojë e re kinse për një hetim më të plotë të pasurisë së zyrtarëve t shtetit për pasurinë e tyre të deklaruar në AKK.

Image

Grapci thotë se me këtë veprim, AKK-ja po e demanton vetveten.

“Në një deklaratë të mëhershme të zyrtarëve të këtij institucioni është thënë se Agjencia këtë mund ta bëjë sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve, prandaj kjo që planifikohet tani është vetëm lojë”.

“Nëse me të vërtetë AKK-ja është agjenci që me të vërtetë është e pa varur, pse atëherë që nga krijimi i kësaj agjencia asnjë zyrtar politik nuk është arrestuar? Pse nuk është arrestuar asnjë prokuror apo polic? Prandaj do ishte mirë që AKK të jetë shumë e qartë deklarimet e zyrtarëve të tyre nëse me të vërtetë do e bëjnë kontrollin e plotë të pasurisë së 974 zyrtareve publik e që unë fare nuk e besoj. E nëse e bëjnë atëherë ne presim që të ketë edhe gjoba dhe largime nga pozitat e tyre momentale”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci është i sigurt se nuk do të ndodhë asnjë nga këto veprime, pasi që edhe AKK është e kapur thellë nga politika sikur institucionet tjera, pavarësisht që me letra është institucion kinse i pa varur, por që de fakto kontrollohet nga qeveria.

“Por, kur kam parasysh të gjitha dështimet e deritanishme, një anë e imja thotë që krejt kjo është një lojë e kësaj qeverie, sa për ta larguar publikun nga ngjarjet aktuale politike dhe ekonomike që e kanë kapluar Kosovën si problem serioz.

Duke ditur që AKK-ja është nën kthetrat e Qeveris aktuale dhe nën kthetrat e pushtetarëve politik, jam tepër i sigurt që asnjë zyrtar politik nuk do të hetohet për pasurinë e tij të fshehur milionëshe dhe as që do të arrestohet apo ti konfiskohet ajo pasuri e jashtë ligjshme”, përfundoi Dardan Grapci për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)