Haziri ‘godet’ rëndë Veselin për veteranët e rrejshëm

  • 16 June 2019 - 07:51
Haziri ‘godet’ rëndë Veselin për veteranët e rrejshëm

Analistët politikë në Kosovë ,propozimin e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli për formimin e një komisioni hetimor për veteranët e rrejshëm e konsiderojnë si ndërhyrja flagrante në sistemin e drejtësisë dhe në procesin hetimeve që është duke zhvilluar Prokuroria, e cila tashmë ka ngritur aktakuzat e para për këtë skandal.

“Propozimi i Kadri Veselit për formimin e një komisioni hetimor parlamentar për heshtjen e listave te veteraneve të luftës në kohen kur prokuroria është duke u marrë me këtë hetim, është një ndërhyrje politike në këtë proces.

Image

Edhe pse sistemi i drejtësisë është edhe ashtu i ndikuar në këtë çështje, përtej kësaj Veseli po tenton të lë përshtypje të mirë te partnerët ndërkombëtar të cilët kanë kërkuar rishqyrtim të çështjes së veteranëve të luftës së UÇK-së, dhe natyrisht këto propozime të tij si ajo e Tribunalit ndërkombëtar për krimet e luftës nga ana e serbëve në Kosovë”, tha për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Nexhat Haziri.

 

Haziri thotë se ky propozim ka edhe karakter elektoral në pritje të zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

“Po ashtu edhe ideja e tij për këtë komision parlamentar, janë për qëllime elektorale pasi zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të cilat do mbahen në vjeshtën e hershme të këtij viti dhe si rrjedhojë e këtyre z. Veseli e ka pa të udhës se i duhet pak populizëm në momentin kur partia e tij është duke shënuar rënie drastike”, përfundoi analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)