Ja çka pritet të ndodh sot në Kosovë

  • 16 June 2019 - 07:58
Ja çka pritet të ndodh sot në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban Konventën Zgjedhore. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Mbahet mbledhje komemorative për gazetarin Lekë Zherka. (“Sheshi 21”, ora 11:00)

Mbahet finalja e garave komunale “Skenderaj cup 2019” për nxënës të shkollave fillore. (Salla e Shkollës Profesionale në Skenderaj, ora 12:00) 

Në 20-vjetorin e çlirimit të Pejës dhe Deçanit, bëhet përurimi i sheshit “Shkëlzen Haradinaj”, zbulimin e shtatores së heroit Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga komuna e Pejës. (Sheshi “Shkëlzen Haradinaj”, Pejë, ora 13:00)

I jepet lamtumira e fundit gazetarit Lekë Zherka. (Varrezat e Qytetit, Arbëri, ora 13:00)

(Kosova Sot Online)