Fushë Kosova, zona industriale dhe Kalabria sot pa ujë

  • 16 June 2019 - 08:02
Fushë Kosova, zona industriale dhe Kalabria sot pa ujë

Kompania Rajonale Ujësjellësi Prishtina ka njoftuar se sot në Fushë Kosovës, lagjes Kalabria dhe zona Industriale nuk do të ketë furnizim me ujë nga sistemi i rezervuarit në Shkabaj.

Ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 07:00 deri në ora 21:00, pasi në këtë kohë do të ndodhin punime teknike në realizimin e kyçjes – degëzimit për linjën e re OD 630 mm ne drejtim të Fushe Kosovës.

“Pas përfundimit të kësaj kyçjeje mbetet të bëhet edhe dezinfektimi final i linjës, realizimi i zoonimeve finale në qytet dhe në bazë të planifikimeve shpresojmë që Fushë Kosova të filloj të furnizohet normalisht me ujë nga FPU Shkabaj nga data 18.06.2019. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj zone dhe zonave tjera, pastaj kursim të ujit te pijes në këto kohë me temperatura të larta, me qëllim që të kenë mundësi, qasje e furnizim të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)