Protestuesit e Hong Kongut protestojnë përsëri kundër projektligjit për ekstradim

  • 16 June 2019 - 09:26
Protestuesit e Hong Kongut protestojnë përsëri kundër projektligjit për ekstradim

Mijëra njerëz janë mbledhur në Hong Kong për ta organizuar një protestë tjetër masive të dielën, pavarësisht vendimit të qeverisë për ta shtyrë miratimin e ligjit për ekstradim të qytetarëve në Kinë.

Projektligji i propozuar nga qeveria, sipas të cilit Kina ka të drejtë të paraqesë kërkesë për ekstradim të qytetarëve të Hong Kongut, ka nxitur protesta shumë të mëdha gjatë javës së kaluar në këtë qytet.

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha të shtunën se planet për miratimin e projektligjit janë suspenduar tash për tash. Sidoqoftë, protestuesit po kërkojnë që projektligji të anulohet përgjithmonë. Disa prej tyre madje kanë kërkuar që Lam të japë dorëheqje.

Protestuesit janë të brengosur për rritjen e ndikimit të Pekinit në Hong Kong dhe protestat kundër projektligjit të propozuar për ekstradim i kanë sjellë disa nga protestat më të dhunshme në vitet e fundit.

Analistët thonë se ligji i planifikuar për ekstradim do të përdorej nga Kina për të përndjekur dhe burgosur figura të ndryshme për motive politike dhe religjioze, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)