Vdekja e biznesmenit në një hotel të Prishtinës, autoritetet austriake kërkojnë të bëhet autopsia

  • 16 June 2019 - 13:54
Vdekja e biznesmenit në një hotel të Prishtinës, autoritetet austriake kërkojnë të bëhet autopsia

Një biznesmen 47 vjeçar me prejardhje austriake ndërroi jetë të premten në një dhomë hoteli në Prishtinë.

Departamenti i Shtetit të Austrisë në një prononcim për ‘Kleine Zeitung’ ka konfirmuar që janë në kontakt me autoritetet e Kosovës.

“Ne jemi në kontakt me autoritetet kosovare dhe të afërmit. U urdhërua një autopsi .”, tha zëdhënësi i ministrisë, Peter Guschelbauer.

Autoritetet kosovare nuk po presin që të jetë një vdekje e dhunshme. Nuk ka dëshmi që të ketë pasur një palë tjetër në vendin e ngjarjes.

Austria po përkrah familjen dhe pritet që së shpejti që kufoma të shkoj në Austri.

(Kosova Sot Online)