E turpshme djali e rrah nënën e tij në Gjakovë

  • 16 June 2019 - 13:57
E turpshme  djali e rrah nënën e tij në Gjakovë

Të premten në orët e mëngjesit Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)