Një person lëndohet në vendin e tij të punës

  • 16 June 2019 - 13:59
Një person lëndohet në vendin e tij të punës

Një person është lënduar derisa ishte duke punuar në një kompani në Banjë të Malishevës, përcjellë Indeksonline.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është duke u hetuar.

“Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar,  është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në një kompani, ka pësuar lëndime trupore. Njësit relevante dhe inspektori i punës kanë dal në vendin e ngjarjes.  Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)