Alarmi nga gjenerali Clark për rrezikun rus, ky është paralajmërimi i rëndë për Kosovën

  • 16 June 2019 - 15:45
Alarmi nga gjenerali Clark për rrezikun rus, ky është paralajmërimi i rëndë për Kosovën

Ish-Gjenerali i cili ka udhëhequr sulmet e NATO-s gjatë vitit 1999 në Kosovë, Wesley Clark, ka akuzuar Rusinë se po përdor Ballkanin si një pikë strategjike për të krijuar kriza, duke hedh dyshime mbi ndërtimin e një baze humanitare ruse në territor të rrethuar nga shtetet dhe bazat e NATO-s.

E duke folur lidhur me këtë alarm të gjeneralit amerikan, njohësit e fushë së sigurisë në vend deklarojnë se ky paralajmërim i Clark-ut është serioz dhe është e pa kuptimtë dhe e pa pranueshme pse injorohet kaq shumë ky rrezik nga institucionet e shtetit të Kosovës.

Image

 

Njohësit e fushës së sigurisë konsiderojnë se me vendosjen e kësaj qendre në afërsi të Kosovës, patjetër është shtrirë edhe rrjeti rus fuqishëm në Kosovë, sidomos në politikën kosovare. Sipas tyre,nga kjo qendër janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren metodat e spiunazhit, shantazhit, kërcënimeve dhe likuidimeve të modelit të Rusisë edhe nga nëntoka kriminale bashkë me pushtetarët e inkriminuar.

 

Njohësi i fushës së sigurisë, ish eprori ushtarak i karrierës, Hasan Preteni, ka thënë për “Kosova Sot Online” se në Kosovë flitet fare pak për këtë rrezik të madh, sepse janë institucionet dhe politika që e minimizojnë me pa të drejtë një rrezik të tillë.

“Në mënyrë të pa justifikueshme organet e sigurisë nuk reagojnë. Është e qartë se ato nuk mundë të dalin me komunikata por titullarët e institucioneve, të cilët, pranojnë informacione nga ato, duhet të dalin me kumtesa periodike dhe të informojnë publikun. Nuk është vetëm Qendra e Nishit por edhe veprimet e jo dashamirëve të Kosovës të veshur me petkun e mekanizmave ndërkombëtare”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

“Veprimet e agjenturave ndërkombëtare në territorin e Kosovës janë të përditshme dhe “ normale”, sepse kjo është luftë interesash, e kjo ndodhë ndokund në botë por kërkohet kundërveprim dhe informim transparent për parandalim dhe eliminim, e këtu duhet të jenë të instaluar profesionistët jo amatorët. “Lufta për informacion, kush e ka informatën e ka pushtetin. Isha dëshmitare i një situate kur personat e angazhuar për sigurinë, nuk e kishin informatën bazë se çka do të thotë “ zbulimi dhe kundërzbulimi”. Pranimi i detyrave duke mos pasur njohuri bazike për detyrat, na ka kushtuar shumë. Stepem nga diskutimet e anëtarëve të SHIK-ut, me çka janë marr dhe me çka është dashtë të merren, jo profesionalizëm i rrezikshëm. Njerëz jo kompetent në pozicione kyçe”, deklaroi Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, zyrtarët e institucioneve të sigurisë duhet të sigurojnë informacione të ndjeshme nga shtetet “të rreshtuara kundër Kosovës”, e ky është zbulimi dhe në anën tjetër duhet marr të gjitha masat që informatat e ndjeshme të mos dalin nga shteti, e ky është kundërzbulimi.

“Titullarët duhet të emërojnë vetëm profesionistët në krye të institucioneve të sigurisë, ata duhet të sigurojnë informacion të rëndësishme për shtetin e jo të ju informojnë për lëvizjet e oponentëve politik. Interesi i përgjithshëm para interesit personal. Shteti në rend të parë”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)