Ndryshime drastike të motit: Befasojnë temperaturat gjatë javës në vijim

  • 17 June 2019 - 07:52
Ndryshime drastike të motit: Befasojnë temperaturat gjatë javës në vijim

Gjatë javës në vazhdim në vendin tonë pritet të mbaj mot më i ftohtë, me lagështi dhe shi. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri në 16C, ndërsa ato maksimale 25C deri në 28C.

17.06 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje lokale shiu me bubullima. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër.

18.06 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vransira. Pasdite me zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

19.06-20.06 – Ditën e mërkurë, në mëngjes mundësi për mjegull. Ditën priten zhvillime të vransirave, e pasdite edhe të shtrëngatave me shi. Të enjten, paradite kryesisht me diell. Ditën priten zhvillime të vransirave, e pasdite edhe të shtrëngatave të izoluara me shi.

21.06 – Mot më stabil, kryesisht me diell.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu 1-5m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online)